Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj jave në komunën e Deçanit katër persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, katërmbëdhjetë të tjerë janë shëruar plotësisht dhe një person ka humbur jetën
Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj jave në komunën e Deçanit katër persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, katërmbëdhjetë të tjerë janë shëruar plotësisht dhe një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me këtë virus. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 539 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 445 të shëruar plotësisht, 17 kanë humbur jetën dhe 77 raste janë akoma aktive.