Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit dy persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19. Rastet pozitive janë: një nga Lluka e Epërme dhe një nga Prapaqani. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 213 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 162 të shëruar plotësisht, 11 kanë humbur jetën dhe 40 raste janë akoma aktive.