Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit një person ka rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa një tjetër është shëruar plotësisht dhe një person ka ndërruar jetë
Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit një person ka rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa një tjetër është shëruar plotësisht dhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi. Rasti pozitiv është nga Lluka e Epërme. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 173 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 147 të shëruar plotësisht, 8 kanë humbur jetën dhe 18 raste janë akoma aktive.