Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit njëmbëdhjetë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa tre të tjerë janë shëruar plotësisht
Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit njëmbëdhjetë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa tre të tjerë janë shëruar plotësisht nga ky virus. Rastet pozitive janë: një nga Baballoqi, një nga Carrabregu i Ulët, katër nga Deçani, një nga Drenoci, një nga Prilepi, një nga Strellci i Epërm, një nga Strellci i Ulët dhe një nga Vokshi. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 373 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 226 të shëruar plotësisht, 12 kanë humbur jetën dhe 135 raste janë akoma aktive.