Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit trembëdhjetë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa dy të tjerë janë shëruar plotësisht
Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit trembëdhjetë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa dy të tjerë janë shëruar plotësisht nga ky virus. Rastet pozitive janë: dy nga Carrabregu i Ulët, nëntë nga Deçani, një nga Lloqani dhe një nga Strellci i Epërm. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 316 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 192 të shëruar plotësisht, 12 kanë humbur jetën dhe 112 raste janë akoma aktive. Kujdesuni për veten dhe familjen!