Kosova po vazhdon të përballet rëndë me virusin korona. Që nga muaji mars kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus e deri më sot, në Kosovë janë 12 mijë e 981 të infektuar. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 141 raste të reja. Sipas IKSHPK-së, po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe gjashtë raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit, kështu duke e çuar në 498 numrin e përgjithshëm të viktimave kurse deri më tani janë shëruar 9 mijë e 85 pacientë nga kjo pandemi. Bazuar në këto të dhëna, në tërë Kosovën aktualisht janë edhe 3 mijë e 398 raste aktive me koronavirus. Vlen të theksohet se Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste me COVID-19.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …