Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit një person ka rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa pesë të tjerë janë shëruar plotësisht nga ky virus. Rasti pozitiv është nga Deçani.
Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 138 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 94 të shëruar plotësisht, dy kanë humbur jetën dhe 42 raste janë akoma aktive.