Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit tre persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa gjashtë të tjerë janë shëruar plotësisht nga ky virus. Rastet pozitive janë: një nga Gramaqeli, një nga Lluka e Epërme dhe një nga Strellci i Epërm. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 172 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 146 të shëruar plotësisht, 7 kanë humbur jetën dhe 19 raste janë akoma aktive.