Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit dy persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa dy të tjerë janë shëruar plotësisht nga ky virus.Rastet pozitive janë të dy nga Deçani. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 362 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 223 të shëruar plotësisht, 12 kanë humbur jetën dhe 127 raste janë akoma aktive.