Sipas KDI-së komuna e Skenderajt e para në listë në vlerësimin e Indeksit të Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në vlerësimin e Indeksit të Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022, e ka renditur Komunën e Skenderajt në vendin e parë. Me këtë rast kryetari Fadil Nura, është shprehur i kënaqur për këtë vlerësim dhe shtoi se: e gjetëm në vendin e 15 në vitin 2021, ndërkohë që vetëm një vit më vonë shënuam një ngjitje rekord në krye të të gjitha komunave simotra, që vije si rezultat i një pune të mirë ekipore. Ky publikim është vetëm një nga faktet e shumta të pakontestueshme të konstatimeve tona se ekipi ynë qeveris mbi përgjegjshmërinë profesionale, etiken njerëzore dhe mbi dy parimet e demokracisë; transparenca dhe llogaridhënia. Falënderime të pafundme për të gjithë Ekzekutivin, punëtorët e Administratës në krye me Zyrën për Informim dhe të gjitha shërbimet tjera publike, për përkushtimin e shfaqur në punë, disiplinën dhe profesionalizmin e treguar. Nderi më i madh në jetë, është t’u shërbej me nder, ka shtuar mes tjerash kryetari Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …