Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Kjo parti përmes një komunikate për media ka thënë se akuzat ndaj tyre lidhen me luftën e UÇK-së, e cila pohon se për ta mbetet gjithnjë forcë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare. Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se e vlerësojnë aktin e dorëheqjes së Thaçit, por potencojnë se kjo dorëheqje është e vonuar. Sipas tyre Thaçi do të duhej të dorëhiqej qysh në momenti kur erdhi lajmi për aktakuzën. Në vend të kësaj, kjo parti akuzon Thaçin se gjatë kësaj periudhe në prapaskenë negocioi për të shpëtuar veten prej akuzave.
