Rreth 413.000 kontributdhënës kanë tërhequr 10% kontributeve të tyre në Trustin e Kursimeve Pensionale

Sipas ligjit për Rimëkëmbje, ribursimi 10%-it do të bëhet vetëm për ata që i kanë më pak së 10.000 në TRUST

Sipas ligjit për rimëkëmbje ekonomike që u miratua javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, qytetarët e Kosovës që kanë mjete të kursyera në TRUST do të mund të aplikojnë ti tërheqin 10 përqind të mjeteve të kursyera. Sipas shënimeve zyrtare 92 përqind e qytetarëve kanë nën 10 mijë euro në TRUST të cilët sipas propozimeve të PDK do të rimbursohen nga shteti. Ndërsa 8 përqind e qytetarëve që i kanë mbi 10 mijë euro në TRUST do të mund ti tërheqin 10 përqind të mjeteve të tyre por që ato nuk do të rimbursohen nga buxheti i shtetit. Ligji për rimëkëmbje ekonomike është dekretuar nga Zyra e Presidencës. Menjëherë pas kësaj, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka sqaruar mënyrën e aplikimit për tërheqjen e 10%-it. “Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti. Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Hykmete Bajrami, shpreh dyshime lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të KEK-ut

Deputetja, Hykmete Bajrami,  shpreh dyshime   lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të …