Sipas mediumit amerikan ‘Bloomberg’ Kosova është e para në botë për vdekje nga virusi korona

Sipas mediumit amerikan ‘Bloomberg’ Kosova është e para në botë për vdekje nga virusi korona

Mediumi amerikan ‘Bloomberg’ e ka nxjerrë Kosovën si shteti i cili renditet në vendin e parë në botë për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë në periudhën nga 19 deri më 26 gusht. “Vendi me vdekjet më të mëdha në botë nga koronavirusi aktualisht është Kosova”, thuhet në artikullin e mediumit prestigjioz amerikan. “Bloomberg” shkruan se në Kosovë gjysma e popullsisë është nën moshën 25-vjeçare, derisa në javën e kaluar sipas përllogaritjeve ka shënuar 52.2 vdekje për 1 milion banorë, duke lënë prapa Kolumbinë. Gjithashtu, në shkrim përmendet edhe fakti se në Kosovë ka shumë raste të reja të infektimeve me COVID-19 dhe nëse përllogaritja do të zgjerohej për një periudhë 1-mujore, Kosova përsëri do të ishte në krye të tabelës. E për këtë trend negativ, mediumi amerikan thotë se janë disa arsye, duke përmendur politikën, varfërinë dhe korrupsionin që, sipas tyre, e kanë lënë sektorin e shëndetësisë të pazhvilluar.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …