Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj kërkon që të ketë unitet mbarë shtetëror për procesin e dialogut Kosovë - Serbi

Sipas ministres së APH, Albena Reshitaj, Prishtina mbetet më problematikja për ndotjen e ajrit

Ministrja e Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, gjatë një diskutimi me studentët e RIT Kosova, ka thënë se ndotja e ajrit në Kosovë është një sfidë shumë e madhe, ku më problematikja mbetet komuna e Prishtinës. Ajo po ashtu numëroi edhe komunat e tjera që përballen me këtë problem. “Në gjithë regjionin e Kosovës, problemet më të mëdha me ndotjen e ajrit i hasim në Komunën e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës e deri diku edhe rrethet e Komunës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës”, theksoi ajo. Ministrja ka përmendur edhe ndalimin e regjistrimit të veturave më të vjetra se 10 vjet, duke thënë se kosto e shëndetit është më e rëndësishme. Nga këtu Reshitaj kërkoi ndalimin e përdorimit të thëngjillit në ekonomitë familjare dhe bizneset e vogla.”

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …