Oda e Afarizmit të Kosovës ka ngritë shqetësimin për gjendjen e vështirë të krijuar në vend si pasojë e mungesës së dorës së zgjatur të shtetit dhe mostrajtimin e barabartë të punëtorëve në sektorin privat dhe atë publik. Kështu është thënë në konferencën për media të Odës së Afarizmit të Kosovës me temën “Shkelja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve dhe bizneseve”. Diellza Zeqiri, zyrtare ligjore në Odën e Afarizmit të Kosovës, ka thënë se që nga fillimi i pandemisë Covid-19, shteti i Kosovë ka privilegjuar punëtorët e sektorit publik, derisa ka diskriminuar punonjësit e sektorit privat. OAK ka ngritë shqetësimin edhe për mbylljen e banjave, e më vonë edhe kufizimin e veprimtarisë së tyre nga Ministria e Shëndetësisë. Për këtë OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës trajtimin e barabartë të qytetarëve në këtë kohë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …