leoni

OBSH: Varianti delta i koronavirusit ia ka kaluar të gjitha varianteve të tjera të virusit korona

Sipas OBSH-së, COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit që do të godasë botën, shtetet të investojnë në shëndetësi

Edhe pse muajt e fundit ka qenë shpesh herë në qendër të kritikave për mënyrën sesi e përballoi pandeminë e koronavirusit, OBSH lëshon një tjetër deklaratë të kritikueshme, që të paktën nuk shkon me momentin që po përballet bota për shkak të Sars-Covid-2. Gjatë një deklarate për shtyp nga Gjeneva, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit që do të godasë botën dhe për këtë arsye iu bëri thirrje qeverive që të shtojnë investimet në shëndetit publik. “Shëndeti publik është themeli i stabilitetit social, ekonomik dhe politik. Pa një sistem shëndetësor të shëndoshë vendet nuk mund t’i përgjigjen si duhet pandemive”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …