Evropa shënoi rekord të ri prej mbi 123 mijë infektimesh ditore këtë 24 orësh. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëhet fjalë për shifrën më të lartë të infektimeve në një ditë që prej shpalljes së pandemisë, që është 8.3% më e lartë se rekordi i shënuar të premten e kaluar me rreth 114 mijë raste të reja. Ritmet e përhapjes po shtohen pavarësisht se Franca renditet mes vendeve evropiane që kanë në fuqi aktualisht nivelin më të lartë të masave parandaluese në shumicën e qyteteve të mëdha. Rekordi i mëparshëm u shënua 24 orëshin e kaluar me mbi 20 mijë infektime. Ritmet e shtimit të infektimeve ditore janë të pandalshme edhe në Itali e Gjermani. Në raport me popullsinë, Çekia është vendi me numrin më të lartë me 308 infektime për 100 mijë banorë në 24 orët e fundit, e ndjekur nga Franca e Spanja.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …