Rreth 60 apo 70 për qind e popullatës duhet të jetë e imunizuar ndaj koronavirusit të ri, në mënyrë që të ulen infektimet, thanë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kjo shkallë e imunitetit është bazuar në një sërë studimesh, tha drejtoresha për vaksinat në OBSH, Katherine O’Brian gjatë një konference për media të mbajtur të premten në Gjenevë. O’Brien, megjithatë theksoi se shkalla aktuale e nevojshme e imunizimit për këtë pandemi, do të bëhet edhe më e qartë kur të ketë më shumë të dhëna rreth vaksinave kundër koronavirusit. Disa kompani tashmë kanë njoftuar se vaksinat e tyre ofrojnë mbrojtje nga koronavirusi deri në 90 për qind. Përveç informacioneve se sa janë efektive vaksinat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, sipas O’Brien, sfidë do të mbeten personat asimptomatikë. Po ashtu, sipas kësaj zyrtareje të OBSH-së, mbetet të shihet nëse vaksinat e zhvilluara kundër koronavirusit, do të parandalojnë përhapjen e mëtejmë të këtij virusi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …