Oda e Afarizmit të Kosovës ka publikuar hulumtim që ka realizuar në terren për ndikimin e pandemisë në sektorin privat. Në këtë hulumtim thuhet se nga dëmet e shkaktuara nga Covid-19, gjendja e bizneseve është e vështirë, dhe rezulton se bizneset kanë pësuar humbje gjatë gjithë kësaj kohe. Në konferencën për me temën: “Ndikimi i pandemisë në ekonomi dhe pasojat e krizës të shkaktuar nga Covid-19”, Fjolla Smaili zëdhënëse e OAK tha se sektorët më të prekur në pandemi është gastronomia dhe sektori prodhimit, derisa farmacitë dhe marketet kanë pasur fitim në pandemi. Ajo po ashtu tha se gjatë kësaj periudhe ka pasur rënie të punësimit. OAK ka rekomanduar Qeverinë që punonjësit të cilët janë pushuar nga puna të mbështeten financiarisht. Po ashtu është bërë thirrje që të mbështetet prodhimi dhe të krijohet arka “patriot”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …