Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të dështuar në qeverisjen e brendshme dhe politikën e jashtme, 100 ditëshin e punës së qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti. Sipas kësaj partie, kjo qeverisje është karakterizuar me dështim në menaxhimin e pandemisë. Më tutje, PDK thotë se premtimet për 1 miliard euro për tejkalimin e krizës së krijuar nga pandemia kanë mbetur vetëm në letër. kjo parti, ka edhe kritika për dialogun e udhëhequr nga kryeministri. Ata thonë se Hoti e ndau pronësinë e Liqenit të Ujmanit me Serbinë.
