Sipas përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi është çështje muajsh

Sipas përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi është çështje muajsh

Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi është çështje muajsh e jo vitesh sipas përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, nëse të dy palët janë konstruktive. Por sipas atyre që analizojnë zhvillimet politike në Kosovë diçka e tillë nuk pritet të ndodh në një periudhë të afërt kohore. Kërkesa e palës serbe që në Bruksel të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe refuzimi i Qeverisë së Kosovës që të hapet kjo temë ka bërë që të ngecë procesi i dialogut. Në fillim të javës, Josep Borrell, para ministrave të Jashtëm në Luksemburg, foli për procesin e dialogut Kosovë-Serbi të cilin e quajti kompleks. Megjithatë, sipas tij, arritja e marrëveshjes finale është çështje muajsh e jo vitesh, siç tha ai, nëse të dy palët angazhohen në mënyrë konstruktive. Duke folur për ketë çështje, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë marrëveshja përfundimtare brenda javësh do të ishte e mundur nëse do të kishte një bashkëpunim më substancial në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që sipas tij do të kishte presion më të madh.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …