Sipas përllogaritjeve të bëra nga Reuters deri më tani mbi katër milonë njerëz në botë e kanë humbur jetën nga Covid-19

Sipas përllogaritjeve të bëra nga Reuters deri më tani mbi katër milonë njerëz në botë e kanë humbur jetën nga Covid-19

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve të premten, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia Reuters, ndërsa shumë vende përpiqen ende të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për të vaksinuar popullsinë e tyre. Ndërsa numri i rasteve të reja dhe vdekjeve është zvogëluar në vende si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, disa vende kanë mungesa të vaksinave pasi varianti Delta po bëhet lloji dominues i virusit në të gjithë botën. Sipas një analize të agjencisë Reuters, për mbi një vit numri i të vdekurve nga COVID-19 arriti në 2 milionë njerëz, ndërsa 2 milionë vdekjet pasuese u regjistruan në vetëm 166 ditë. Shtetet e Bashkuara, Brazili, India, Rusia dhe Meksika – kanë rreth 50% të të gjitha vdekjeve në botë, ndërsa Peruja, Hungaria, Bosnja, Republika Çeke dhe Gjibraltari kanë nivelin më të lartë të vdekjeve për nga numri i popullsisë.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …