Vaksina për COVID-19, e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, duket se mbron 94 përqind personat mbi moshën 65 vjeçare. Të dhënat që janë publikuar nga faza e tretë e testimit sugjerojnë se vaksina është njëlloj efektive për njerëzit e të gjitha moshave, racave dhe etnive. Kompanitë kanë thënë se do të aplikojnë për autorizim për përdorim emergjent në SHBA. Gjetjet bazohen në dy dozat që i janë dhënë më shumë se 41,000 njerëzëve në gjithë botën. Javën e kaluar, Pfizer dhe BioNTech publikuan të dhëna paraprake që tregojnë se vaksina ofronte 90 përqind mbrojtje nga COVID-19 dhe se nuk ka asnjë shqetësim që mund të ketë efekte anësore. Pas këtij lajmi të mirë, erdhi edhe një lajm tjetër i jashtëzakonshëm për një tjetër vaksinë, të prodhuar nga kompania amerikane Moderna, e cila besohet se ofron 95 përqind mbrojtje.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …