SIPAS RAPORTIT TË GRADIMIT NGA USAID KOMUNA E JUNIKUT NË FUSHËN E TRANSPARENCËS DHE PËRCEPTIMIT TË QYTETARËVE SI INSTITUCION I PAKORRUPTUAR MERR MAKSIMUMIN E PIKËVE

Raporti i Gradimit të Komunës së Junikut për vitin 2020 prezanton nivelin e progresit të komunës së Junikut në arritjen e objektivave drejt rrugës së gradimit. Raporti bazohet në Mjetin për Matjen e Gatishmërisë për Gradim që përfshin matje sasiore dhe cilësore të arritjeve. Matja e performancës komunale bëhet përmes 12 treguesve (treguesit e paraqitur në seksionet e metodologjisë në raport), në tri fushat kryesore vijuese: procesin e prokurimit publik, auditimin, menaxhimin e financave publike dhe transparencën. Komuna e Junikut ka shënuar progres prej 75.46 % në vitin 2020 krahasuar me vitin e kaluar. Ky raport është zhvilluar në kuadër të projektit “Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në Kosovë” nga USAID, ku komuna e Junikut në fushën e transparencës si dhe në atë të perceptimit të qytetarëve si institucion i pakorruptuar ka marrë maksimumin e pikëve. Komuna e Junikut në bashkëpunim me bashkëpunëtor në këtë rast USAID Team do të vazhdoj angazhimin për shërbime sa më të mira e cilësore për qytetarë.

Fotografia e Komuna Junik

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …