Sipas rezultateve përfundimtare, të shpallura nga KQZ-ja, shumë ish-deputetë nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë humbur vendin e deputetit: Xhelal Sveçla, Ismail Kurteshi, Sami Kurteshi, Drita Millaku. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të jenë më deputetë: Naser Rugova, Ismet Beqiri, Liri Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Imet Rrahmani. Nga Partia Demokratike e Kosovës nuk do të jetë më as deputeti nënkryetari shumëvjeçar i Kuvendit, Xhavit Haliti, por as Safete Hadërgjonaj, Luljeta Gutaj Veseli, Dhurata Hoxha, Hajdar Beqa, Xhevahire Izmaku. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë marrë vota të mjaftueshme nënkryetari i Partisë, Ahmet Isufi, as zëdhënës shumë i zjarrtë i partisë, Muharrem Nitaj. Partia Socialdemokrate ka fituar vetëm një vend në Kuvend. Deputete e vetme e kësaj parti do të jetë Natyra Kuçi, por asnjë deputet i legjislaturës së kaluar si: Frashër Krasniqi, Visar Imeri, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Fisink Ismaili, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Salih Salihu, Besa Baftiu, Driton Çaushi, të cilët ishin ndarë nga Vetëvendosja dhe iu kishin bashkuar Partisë së Kaçusha Jasharit, ish zyrtare komuniste e kohës së regjimit jugosllav. Ish deputeti me votat e Nismës, Milaim Zeka, më vonë në krye të një partie të re, që e kishte formura vetë, ka fituar vetëm 700 vota dhe nuk do të jetë më në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …