BE-ja e ka lënë Kosovën në rreshtin e fundit, të paktën kështu po vlerëson mediumi i njohur ‘The Times’, në një artikull ku thuhet se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të çështjes së Brexitit, ose largimit të Britanisë së Madhe nga Unioni. Premtimi i Bashkimi Europian për një përfshirje sa më të shpejt të vendeve të Ballkanit, ka bërë që këto të fundit të ‘endërrojnë’ për shërimin e plagëve që morën si vende nga luftrat në ish-Jugosllavi. Kroacia iu bashkua në vitin 2013, Serbia dhe Mali i Zi janë në procesin e negociatave, ndërsa Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut e kanë fituar statusin e kandidatit. Por Kosova, nuk po qëndron larg BE-së për shkak të ‘rivalëve regjional’, por për shkak të një problemi që qëndron më shumë 1500 kilometra larg, Londrës. Siç shkruan kjo gazetë, Britania e Madhe ka qenë kampioni më i madh i këtij vendi të vogël në Ballkan, që prej kur mori pjesë në intervenimet e NATO-s e deri tek njohja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, një prej vendeve të para që e bëri këtë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …