Me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Qeveria mori vendim që ta miratojë propozim-vendimin për masat e reja anti COVID-19. Në mesin e pikave të këtij dokumenti është edhe ajo sa i përket tubimeve për ceremonitë fetare, në të cilën thuhet: “Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, e që rrjedhimisht me këtë kuptohet se nuk do të ketë falje të Kurban Bajramit këtë të premte.
