leoni

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, i pandehuri Sali Berisha, sot për herë të parë duhet të paraqitet përpara autoriteteve

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, i pandehuri Sali Berisha, duhet të paraqitet përpara autoriteteve dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë. Sot  është edhe paraqitja e parë që Berisha ka sipas këtij vendimi. Dilema nëse ish-kryeministri do të paraqitet apo jo  ka ardhur pasi ai vetë është shprehur se nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Posaçme, pasi sipas tij është antikushtetues, duke argumentuar se, për të marrë një vendim të tillë ndaj një deputeti, do duhej kërkuar autorizimi në Kuvendin e Shqipërisë.  Sipas nenit 231 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet kur ka shkelje të masave të sigurimit, gjykata mund të vendosë një masë tjetër me të rëndë. Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …