Glauk Konjufca ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe Serbia po orkestrojnë spektakle, pasi ndalin një tren dhe nuk heqin një mur. Ai në seancën plenare ka thënë se treni tregoi se mungesa e rendit në veri nuk ka qenë pengesë nga bashkësia ndërkombëtare. “Si është e mundshme që muri të mos hiqet e treni të ndalet, të ndalet një tren dhe të mos ndalen mallrat në Kosovë. Serbia ose ndalet e tëra ose nuk ndalet, këto që po i bëni janë spektakle dhe aventura krekosëse”, tha Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …