Pierpaolo Cavaglieri, një sipërmarrës italian, i njohur për kultivimin e bimëve bujqësore që përdoren në industrinë e ushqimeve, përkatësisht ëmbëlsirave, ka vizituar dje Komunën e Malishevës, ku është takuar me nënkryetarin e komunës, Hajdin Berisha dhe drejtorin për bujqësi, Murat Hoxha. Sipërmarrësi italian, ka shfaqur interesimin e tij për të investuar në Malishevë, në kultivimin e bimëve, që përdoren në industrinë e ushqimeve. Nënkryetari Berisha dhe drejtori Hoxha, e kanë njoftuar biznesmenin italian, me kushtet dhe mundësitë që ka Komuna e Malishevës, në bujqësi dhe për mundësitë e bashkëpunimit me bujqit lokal, me qëllim të kultivimit të kulturave bujqësore, përfshi edhe kulturat në të cilat ky biznesmen është i interesuar. Nga ana tjetër, Pierpaolo Cavaglieri, ka thënë se ai është i interesuar për kultivimin e këtyre kulturave bujqësore, duke filluar nga mbjellja e fidaneve, nxjerrja në treg e këtyre kulturave, e deri te hapja e një fabrike për përpunimin e tyre. Po ashtu, ky sipërmarrës italian, ka thënë se e gjitha kjo dot të arrihej në bashkëpunim me bujqit nga Komuna e Malishevës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …