Koalicioni i Opozitës demokratike siriane, i përkrahur fuqishëm nga forcat amerikane afër gjashtë vjet më parë kishte filluar luftën kundër regjimit të despotit e kriminelit alavit, Bashar al Assad, të cilin e mbështeti Ushtria ruse dhe në fund i detyroi forcat amerikane të tërhiqen nga ky vend, ku janë vrarë më shumë se 500 mijë sirianë ndërsa janë larguar nga vendi më shumë se tetë milionë njerëz për ti ikur shfarosjes sistematike, madje edhe me armë kimike nga regjimi i Assadit me mbështetje pa rezervë të armatës ruse. Përdorimi i kurdëve si mish për top kundër ISIS-it dhe tani lënia e tyre në dorë të Turqisë tregon se sa të rrezikshme dhe me pasoja fatale janë pazaret e mujsharëve që sot po e sundojnë botën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …