Ukraine

Situata e luftës në Ukrainë ka frikësuar Poloninë, e cila po nxjerrë udhëzues rreth përgatitjes për një krizë të mundshme

Situata e luftës në Ukrainë me sa duket ka frikësuar Poloninë e cila ka nisur të nxjerrë udhëzues rreth përgatitjes për një krizë, siç është lufta. Udhëzuesi u tregon qytetarëve se si duhet të veprojnë gjatë sulmeve me armë konvencionale dhe armë bërthamore. Ai gjithashtu këshillon qytetarët të rezervojnë ujë, ushqim, ilaçe dhe elementë të tjerë të domosdoshëm për ta. Qeveria tha se është e detyruar të përgatisë qytetarët për situata të ndryshme, ndërsa mohoi se udhëzuesi kishte ndonjë lidhje me luftën në Ukrainë. Duke qenë se Polonia është në kufi me Ukrainën, njëkohësisht ka strehuar numrin më të madh të refugjatëve ukrainas, mund të shtojë rrezikun e një sulmi të mundshëm nga pala ruse. Frika e Polonisë është ambicia e Rusisë për të zgjeruar territoret e pushtimit, pavarësisht se deri më tani nuk ka informacione rreth një sulmi të mundshëm. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …