Situata e sigurisë në komunën e Skenderajt është e qetë dhe stabile

Situata e sigurisë në komunën e Skenderajt është e qetë dhe stabile

Situata e sigurisë në komunën e Skenderajt është e qetë dhe stabile. Kështu është thënë të premten në takimin e radhës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, i cili është kryesuar nga kryetari i komunës, Fadil Nura, e ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve tjera publike, të pakicave kombëtare, shoqëria civile, udhëheqësit të bashkësive fetare dhe përfaqësues të organeve e subjekte të tjera. Nura në pikën e rendit të ditës rreth situatës së sigurisë, ka kërkuar bashkëpunim më të madh mes Policisë së Kosovës dhe mekanizmave tjerë, në mënyrë që siguria të ketë nivel edhe më të kënaqshëm. Edhe komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi, ka konstatuar se siguria në këtë komunë vazhdon të jetë e mirë. Megjithatë janë përmendur disa shqetësime gjatë takimit si zjarrvëniet e qëllimshme të arave që rrezikojnë pastaj pyjet dhe pasurinë e përgjithshme, vjedhjet dhe dukuri të tjera, për të cilat është kërkuar angazhim më të madh nga ana e të gjithëve, në mënyrë që dukuritë e tilla të mos përsëriten.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …