Sot në Kuvendin e Shqipërisë në një konflikt verbal janë përfshirë deputetët demokratë, Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula, i pari pjesë e grupimit Basha dhe i dytë i grupit Berisha. Në hyrje të komisionit për Çështjet Evropiane, dy deputetët u panë duke u përplasur verbalisht dhe duke u sharë. Çollaku dhe Sula u shfaqen duke i drejtuar ofendime njëri tjetrit. Dashnor Sula iu ka drejtuar Kreshnik Qollakut me fjalë fyese si “lëngaraq, servil dhe legen”, ndërsa Sula e cilëson kolegun e tij si mashtrues. Po ashtu, ai i thotë Sulës se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij, pasi pretendon se ky i fundit e ka cenuar fizikisht. Lidhur me këtë rast është dashur edhe ndërhyrja e njërit prej pjesëtarëve të Gardës së Republikës për të ndarë dy deputetët e opozitës gjatë konfliktit të tyre verbal.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …