leoni

IKSHPK raporton për 18 raste të reja me virusin korona, 14 qytetarë të shëruar dhe një rast të vdekjes

Situata epidemiologjike me virusin korona në vendin tonë është serioze dhe me tendenca përkeqësimi

Në takimin e rregullt javor midis përfaqësuesit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, ministrit të Shëndetësisë, IKSHPK-së dhe SHSKUK-së, me partnerët ndërkombëtarë u diskutua për masat e reja të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në menaxhim të epidemisë me COVID -19. Ministri Zemaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, vlerësuan se situata epidemiologjike me këtë virus në vendin tonë është serioze dhe me tendenca përkeqësimi. Kjo sipas tyre pasi që numri i qytetarëve të prekur me COVID-19 në ditët e fundit arrin 120 të infektuar në 100 mijë banorë. Të gjitha palët u dakorduan që të intensifikojnë komunikimin me qëllim të rishikimit të gjendjes epidemiologjike dhe në rast nevoje të ndërmarrjes së masave të nevojshme në përputhje me situatat e krijuara.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …