Në takimin e rregullt javorë të koordinimit lokal për siguri, që u mbaj të enjten në Suharekë, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, e ka vlerësuar të qetë dhe të sigurt gjendjen në Komunë. Ai ka raportuar edhe për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë javës që e lamë pas si: 2 raste të vjedhjeve, 2 lëndime të lehta trupore, 5 raste të dëmtimit të pronës, 1 incident i zjarrit në ShFMU “ Naum Veqilharxhi” në Mohlan, 1 mjet i gjetur i pashpërthyer dhe 1 rast i nxitjes së urrejtjes. Kurse për punët dhe aktivitetet që janë zhvilluar në Komunën e Suharekës ka fol kryesuesi i takimit, Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës. Ai ka bërë te ditur për vizitën e përfaqësuesit të CIMIK –ut italian, pastaj për takimin lidhur me përmbylljen e projektit “Sistemi i unifikuar i adresave” si dhe për përgatitjet rreth fillimit të realizimit të disa projekteve për infrastrukturë nëpër mjedise të Komunës së Suharekës.