leoni

Skadimi i mandatit të katër anëtarëve të Bordit të Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Skadimi i mandatit të katër anëtarëve të Bordit të Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale si institucion i pavarur  i  përgjigjet Kuvendit të Kosovës  përmes Bordit udhëheqës së KPMM-së, komfort zbatimit të Ligjit për Miniera dhe Minerale, Ligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare si dhe Strategjinë Minerare 2012-2025 të Republikës së Kosovës.

Bordi udhëheqës i deri më tanishëm, i përberë nga 5 anëtar, katër nga të cilët përfshirë kryesuesin e Bordit, Musa Shabani  si dhe anëtarët e tjerë, Azem Rexhaj, Kemajl Zeqiri, Festim Kutllovci, të cilët kanë filluar me datë 06 maj 2015 kanë  përfunduar punën e tyre si anëtar të Bordit më datë 05 korrik 2020, ndërsa prezent deri më 23 mars të vitit 2021, është anëtari  i Bordit  Avdi Konjuhi.

Gjatë kësaj periudhe 5 vjeçare, anëtarët e Bordit si pjesëmarrës në udhëheqjen e KPMM-së, kanë treguar një përformancë të lartë në zbatimin e politikave/strategjive  në sektorin minerar si dhe në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në përputhshmëri me Ligjin për Minierave dhe Mineraleve.

Gjithashtu, Bordi i KPMM-së ka marrur pjesë në takime të ndryshme të jashtë vendit  si dhe të brendshme, takime ndërinstitucionale, konferenca, takime këto të cilat kanë rezultuar si të suksesshme për Komisionin e Pavarur të Minierave dhe Mineraleve si institucion, si dhe për aspekte ekonomike në nivel të vendit.

Në periudhën sa ishin prezent si pjesë e Bordit të KPMM-së, janë lëshuar gjithsej 1093 licenca dhe leje, nga të cilat 463 janë Licenca të Hulumtimit, 231 janë Licenca të Shfrytëzimit si dhe 399 janë Leje për Aktivitete të Veçanta.

Drejtori i KPMM-se njoftoi Bordin se është shpallë konkursi për anëtar të ri të Bordit nga Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 28.07.2020.
Në bazë të procedurave ligjore për përzgjedhjen e anëtareve të Bordit nuk parashihet që Bordi i ri të vije brenda këtij muaji, kjo nënkupton që KPMM-ja do të mbetet pa Bord dhe pa mundësi të marrjes së vendimeve sidomos te dhënies se licencave dhe lejeve për një afat të pa caktuar deri ne zgjedhjen e Bordit të ri.

Në takimin e fundit të Bordit, Bordi u pajtua me konstatimin e Drejtorit të KPMM-së, se KPMM-ja  do të mbetet për një kohë pa Bord dhe pa mundësi të marrjes së vendimeve për shkak të mungesës se kuorumit, si dhe  KPMM-ja të do të ngecë për qështje administrative.

Pas që analizuan praktikat e mëhershme në KPMM, Bordi ishin në pajtim që të marrin vendim bazuar në praktikat e Bordit të KPMM-së të vitit 2014, me çrast Bordi kishte marr vendim për caktim të U.D kryesuesit.

Bazuar ne ketë,  Bordi morri vendim që në përputhje me nenin 59 pika 1 dhe nenin 62 të LMM-së të caktojnë U.D. të Kryesuesit z. Avdi Konjuhi.  U.D. i Kryesuesit do të ushtrojë detyrën e Kryesuesit deri në caktimin e kryesuesit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …