Avokati Tomë Gashi

Skandal i madh ishte ngritja e aktakuzave kundër 12 anëtarëve të Komisionit për vlerësimin e veteranëve të UÇK-së

Ngritjen e aktakuzave kundër 12 personave përgjegjës të Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, avokati Tomë Gashi  e konsideroi si skandalin më të madh në Kosovën e pasluftës. Ndoshta ka pas probleme edhe me vetë ligjin, i cili është aplikuar, por dëmi duket që është jashtëzakonisht i madh dhe besoj që kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me ndryshimin e Ligjit për veteranët e luftës, me kategorizimin ndryshe të tyre, jo që të ketë përfitues të tillë që i bie që ndoshta edhe dikush që ka qit flija në mal për popullatë nuk mund të krahasohet me dikë, i cili ka luftuar”, tha avokati Gashi në RTV-21. Gashi gjithashtu tha që është koha që në këtë çështje të përfshihen organizatat e veteranëve të luftës që të vërtetojnë se çfarë kërkojnë nga ky ligj të ndryshohet në mënyrë që veteranët e vërtetë të mos krahasohen me veteranët e pretenduar.

“Dhe besoj që është dhe koha që të involvohen shumë më tepër, jo vetëm me deklarime të thata. Edhe organizatat e veteranëve të luftës ta vërtetojnë se çfarë kërkojnë ata që ky ligj të ndryshohet, që veteranët e vërtetë mos të krahasohen me veteranët e pretenduar që janë të rrejshëm. Sepse e gjithë në Kosovë e dinë që numri i tyre është rritur jashtëzakonisht i madh. Ndërsa skandali ka plasur dhe tashmë gjyqësori e ka të pamundshëm ta mbyllë, u shpreh Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …