Teqeja Bektashiane, Harabati Baba, ne Tetove, po uzurpohet nga persona te caktuar. Në ditën e fundit të agjërimit të Matemit, Bektashinjtë e Tetovës nuk patën mendjen vetëm te ritualet, por edhe te mbrojtja e pragut të tempullit të tyre fetar, Teqesë Harabati Baba. Sot më 8 gusht, eshte bere tentimi i madh per uzurpim. Madje disa kane hyre ne ambiente te Teqese. Dy dervishet bektashinj te Teqese Harabati Baba, dervish Abdylmytalibi dhe dervish Hyseni po mbahen ne polici qe nga ora 14:00 (deri më tani, me shpresë qe lirohen). Ka rrezik te madh ne Tetove. Rrezik ndaj bektashinjve dhe ekzistencës së tyre.
Për informacione me te detajuara, ju lutem, ta kontaktoni kryetarin e Komunitetit Bektashian ne RMV, Prof. Arben Sulejmani +389 75 249 512. Harabati Baba Teqe, eshte selia e Komunitetit Bektashian të Maqedonise se veriut. Perben kompleksin me te rendesishem historik te bektashinjve ne gjithe gadishullin ballkanik, vecanerisht me rendesi per bektashinjte shqiptare.