Skandaloze: Goranët kundër vendosjes së bustit të Adem Jasharit

Skandaloze: Goranët kundër vendosjes së bustit të Adem Jasharit

Një nismë skandaloze është ndërmarrë në komunën e Dragashit, ku pjesëtarë të komunitetit goran po kundërshtojnë vënien e bustit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Pavarësisht se Kuvendi Komunal me shumicë votash ka miratuar kërkesën e veteranëve të UÇK-së për vendosjen e bustit të Adem Jasharit në këtë qytet, goranët kanë nisur një peticion online kundër kësaj nisme. Komuniteti goran madje ka shpërndarë edhe thirrje provokative, duke kërkuar edhe nga të tjerët që të kundërshtojnë vendosjen e bustit të Adem Jasharit në Dragash. Komuniteti goran jeton në disa fshatra malore të krahinës së Gorës. Ai është një grup i veçantë etnik sllavisht-folës që është islamizuar gjatë Perandorisë Osmane. Prej përfundimit të luftës, Bullgaria dhe Serbia kanë zhvilluar aktivitete të pandalshme, duke mos kursyer as shuma të mëdha parash, me qëllim të përvetësimit të pjesëtarëve të këtij komuniteti. Fraksioni pro-serb në këtë komunitet ka fituar terren, sidomos pas krijimit të Listës ‘Srpska’, duke ngjallur ndjenjat anti-shqiptare në këtë komunitet.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë devijuar krejtësisht nga ideologjia e dikurshme

Visar Ymeri, ish-kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur  mbi ndryshimet e tij dhe ato të …