Besnik Tahiri, mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u diskutua raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi

Skena politike, javore, në Kosovë, u dominua nga akuzat dhe kundër-akuzat ndërmjet AAK-së, dhe Qeverisë Kurti

Javën e kaluar, skena politike në Kosovë u dominua nga akuzat dhe kundër-akuzat ndërmjet AAK-së, dhe Qeverisë Kurti. Debati u ndez nga një deklaratë e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili paralajmëroi një “tërmet” zgjedhor për Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se populli do ta ndëshkojë Qeverinë Kurti për performancën e dobët. Në përgjigje, Qeveria njoftoi se Republika e Kosovës do të paguajë mbi 21 milionë euro kompanisë “ContourGlobal”, për shkak të një marrëveshjeje të nënshkruar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Ministri Hekuran Murati kritikoi nënshkrimin e “papërgjegjshëm” të Haradinajt. Haradinaj reagoi ashpër duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ekipin e tij si “kriminelë” për ndëshkimin e kompanisë amerikane. “Kriminelët kthehen në vendin e krimit shpesh sepse nuk ndëshkohen. Kurti dhe klika e tij që e kanë ndëshkuar ‘Contour Globalin’ janë kriminelë,” deklaroi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Policisa

Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …