Skënder Hyseni: Dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke

Skënder Hyseni: Ftesa Albin Kurtit, drejtuar opozitës për bashkërendim në punët e dialogut është e pasinqertë

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni ka thënë se ftesa e pasinqertë e Kurtit, drejtuar opozitës për “bashkërendim” në punët e dialogut, s’është asgjë tjetër veçse një mashtrim i ri, në përpjekjen e tij për të krijuar mbulesë dhe për ta shpërndarë përgjegjësinë për abortimin eventual në dialog. Kurtit nuk i duhet opozita për të marrë vendime sepse i ka numrat dhe mandatin e plotë. Atij i duhet opozita për të legjitimuar politikat e tij katastrofale. Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk janë për konsensus. Nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë! Opozita po bënë gabime të rënda me përkrahjen naive për seanca të mbyllura në Kuvend për dialogun. Kurti ka nevojë për t’u fshehur nga opinioni, por pse duhet opozita të bëhet pjesë e këtij teatri absurdi. Populli i Kosovës e ka të drejtën legjitime të informohet saktë dhe me kohë për dialogun. Terri informativ dhe mostransparenca kanë një autor. Ai është Kurti. Opozita nuk guxon të marrë autorësi të kësaj çmendurie politike. Nëse opozita vazhdon të sillet kështu, ka mundësi të shtohet rreziku që Kosova të mbetet pa alternativë serioze politike

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …