Ministri Hyseni, raportoi për bilancin zyrtar të “terrorizmit islam” në vend: Nga 2 milionë banorë sa ka Kosova, në Siri dhe në Irak janë 70 luftëtarë, 30 femra 27 fëmijë. 57 shtetas të Kosovës janë shpallur të vdekur, 200 kallëzime penale, 24 të dënuar. Ky është bilansi spektakolar, zyrtar, i “tokës më të plleshme të ISIS-it”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, gjatë raportimit para Komisionit për Siguri, ku ka folur për gjendjen e sigurisë në vend. Duke folur për ekstremizmin dhe radikalizmin islam, ministri Hyseni se “deri sot, sipas shënimeve tona janë 314 persona që kanë marr pjesë në luftë në Siri dhe Irak. Policia ka arritur që të ndaloje 40 të tillë para se të arrinin në pikat e krizës. Sot në Siri dhe Irak janë 70 luftëtarë, 30 femra 27 fëmijë. 57 shtetas të Kosovës janë shpallur të vdekur, ndonëse ne nuk mund t’i cilësojmë të vrarë. Nga viti 2013, ministri Hyseni tha se janë iniciuar hetime ndaj 199 personave dhe ndaj po kaq njerëzve janë ngritur kallëzime penale, të arrestuar janë 192 persona dhe 34 të tjerë të dënuar. Sipas ministrit, artikulli i New York Times, (që e quan Kosovën tokë të pëlleshme të ISIS-it duke u bazuar në shkrimet e dy tre gazetarëve) ka qenë politikë redaktoriale që të arrihet një qëllim tjetër përmes tij.