Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni thotë se kryeministri Albin Kurti po sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi tani kur ka koordinim “më sistematik” mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për përmbylljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se marrëveshja e përgjithshme me “doemos duhet të përqëndrohet në njohje të ndërsjellë.
Nëse Kurti vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha! Skënder Hyseni tha se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë kërkesën e Amerikës dhe vendeve të Quint-it dhe ta shtyjë afatin për konvertimin e targave të automjeteve në RKS. Është e pafalshme nëse kjo Qeveri rrezikon partneritetin me Amerikën dhe partnerët tjerë në perëndim me veprime infantile, siç është fundja edhe kjo loja me targat”, ka shkruar, Skënder Hyseni.