EULEX-i

Skënder Jashari: Serbia përmes EULEX-it, s’mund të më bëj Asgjë!

Më 13 tetor 2016, në Gjykatën  Themelore  në Gjilan, Prokurori i EULEX-it (pasardhësi i Maurizio Salustro), ndryshon  aktakuzën, kundër  Grupit të  Lëvizjes së Lirisë, tashmë në  medie  i  emërtuar si Grupi i Dobrosinit, mirpo siç edhe çdonjëri mund ta shohë më poshtë- e të bëjë  krahasimin, mund të shohë  që asgjë  s’ka ndryshu. Ende akuzohem  me  akuza të porositura nga Serbia. Të  qartësohemi,  siç kam theksu  me mijëra herë, në  çdo  rast kur   akuzoj  EULEX,  kam targetuar-akuzuar  vetëm   ata  zyrtar të   këtij  misioni, që janë   të  lidhur  me  Serbinë pra fraksionin e  EULEX-it, e  absolutisht  nuk  përfshi asnjë rast  të  zyrtarve të këtij  misioni,  të cilët  vijnë  nga  vendet  mike të Shqipëtarve( që i dijmë të  gjithë  këto  vende!). Siç edhe ju mund ta  shihni, duket  qartë që asgjë nuk  ndryshon  realisht, nga  aktakuza  e parë( 20 shkurt 2013), nga kjo  e quajtur e ndryshuar më 13 tetor 2016!

Konsideroj bindshëm,  prokurori i fraksionit të EULEX-it,  Tomas Meskauskas, denjësisht është  duke  e vazhdu praktikën e  Salustros, pra që  akuzat  e Serbisë, t’i zbatoj edhe  në  sistemin  e drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Aktakuza e  bërë më  20 shkurt 2013, përfshinte  veprat  penale:

“1.Kryerje e veprave terroriste, në kundërshtim me Nenin  109 paragrafi 1 n.10, 100 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës( KPK), momentalisht e  ndëshkueshme  nga  Neni 135(1.10) dhe Neni 136(1) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës( KPRK), për shkak se i pandehuri, në  bashkëpunim me pjesëmarrës tjerë të një  grupi të   vetëquajtur terrorist të njohur me emrin “ Lëvizja e Lirisë” me  qëllim që”

  1. a) të  detyroj në mënyrë të  kundërligjshme Qeverinë e Republikës së Serbisë të  ndërpre aktivitete e  saja politike në  rajonin e  Bujanovcit;
  2. b) të  detyroj në mënyrë  të  kundërligjshme pjestarët  e nacionalitetit shqiptar të forcave policore të  Serbisë të largohen  nga  vendi i tyre i punës; dhe

c)të detyroj në mënyrë të kundërligjshme “bashkësinë ndërkombëtare” që të  pozicionoj forcat paqeruajtëse në rajon,

Ka kryer veprat si në vijim:

-Ka qenë pjesëmarrës në  sulm  duke  dëmtu kontejnerin e Policisë Kufitare Serbe të  vendosur në  Bujanovc, duke shtënë  me armë të  ndryshme, që të  gjitha  në  posedim dhe shfrytëzim të jashtëligjshëm, një numër të pacaktuar fishekësh të kalibrave  të ndryshëm, në  bashkëpunim me  Enver Musolli dhe me një numër të  pa definuar bashkëpunëtorësh tjerë. Në  Dobrosin( komuna e Gjilanit), me 7 tetor 2012 rreth orës 21:35.

-Ka mbajtur ilegalisht në pronësi dhe ka kontrolluar një numër të pacaktuar armësh( duke përfshirë pushkë  sulmi, armë  automatike dhe raketahedhës) të cilat janë në  posedim të  grupit terrorist “Lëvizja e Lirisë”, në  bashkëpunim me  Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamed Aliu, Qendrim Rexhaj; Në një lokacion të paspecifikuar, duke  filluar nga  më së voni prej muajit Prill 2012 e deri më 16 tetor 2012.

2.Pjesëmarrje në  grupe terroriste, në kundërshtim me Nenin 113(3) të KPK-së, momentalisht e  ndëshkueshme nga  Nenin 143(2) KPK-së për shkak se i pandehuri, në  bashkëpunim me  Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamed Aliu, Qendrim Rexhaj aktivisht kanë  qenë  pjesëmarrës në  një  grup të  vetëquajtur terrorist të njohur si   “Lëvizja e Lirisë”, të  cilët në  mënyrë  inter alia kanë  hartuar kërkesa për përgjegjësi, kërkime të  armatimeve, kryerjen  e veprave  penale të përshkruara më lartë ose  përndryshe duke  vënë  veten në  dispozicon të  grupit terroris dhe  veprimeve të tij. Në një vend të paspecifikuar të Kosovës, duke filluar nga  më së voni  prej Prill 2012 dhe  deri me  16 tetor 2012.”1

E që me  Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan ( PKR.Nr. 53/13), jo vetëm  që vërtetohen, por madje edhe  për më  shumë rëndohen, madje  duke  dënu për   kryerje të  aktit terrorist, edhe  personat që fare as në  aktakuzë nuk janë  akuzu!

Citoj:”

Për veprën penale të përshkruar në  akuzën 1, në  bazë të  nenit 3(2) të  Kodit Penal të  Republikës së Kosovës, lidhur me  nenin 136(1) dhe 135(1.10), me  6(gjashtë) vjet  burgim; Për veprën penale të  përshkruar në  akuzën 2, në  bazë të  nenit 3(1) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me  nenin 113(1) të Kodit Penal të Kosovës, me 4 ( katër) vjet burgim;…”2

Ndërsa  edhe në  Aktgjykimin  e Gjykatës së Apelit (  PAKR 145/2014), vërtetohet  e  njejta, që është  thënë  në   Aktgjykimin e  Gjykatës Themelore të Gjilanit( PKR.Nr.53/13), citoj:”

“a) Për ( pika një) kryerje e veprave terroriste, në kundërshtim me Nenin  136(1) lidhur me nenin 135(1.10) të KPRK-së sepse është  vërtetuar përtej  dyshimit të arsyeshëm se:

  • I pandehuri, në  bashkëkryerje me pjestarët  e tjerë të  grupit të  vetëquajtur terrorist të njohur si ‘Lëvizja për Liri’ me qëllim që  padrejtësisht ta detyrojë Qeverinë e Republikës së Serbnisë për t’i pushu aktivitetet policore në regjionin e  Bujanovcit, padrejtësisht t’i detyrojë pjestarët  shqiptarë të policisë serbe që t’i lëshojnë  vendet e  tyre të  punës dhe padrejtësisht ta  detyrojë ‘bashkësinë ndërkombëtare’ të  dërgojë forca paqeruajtëse në  rajon; ai ka pasur në posedim dhe kontroll të kundërligjshëm një numër të  pacaktuar të armëve( përfshirë këtu pushkë, mitraloz dhe raketahedhës) të  cilat ishin në  dispozicion  të grupit terrorist “Lëvizja për Liri” në  bashkëkryerje me  Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamet Aliu, Qëndrim Rexhaj në një  vend të paidentifikuar duke filluar më së voni, nga prill 2012 deri më 16 tetor 2012.
  1. b) Për ( pika dy) pjesëmarrje në  grup terrorist në kundërshtim me  nenin 113(3) të KPK-së sepse është  vërtetuar përtej dyshimit të  arsyeshëm se:
  • I pandehuri, në  bashkëpunim me Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamet Aliu, Qëndrim Rexhaj, ka marrë pjesë  aktivisht në një  grup të  vetëquajtur  terrorist të  njohur si ‘Lëvizja për Liri’ duke përpiluar deklarime për përgjegjësi, duke  kërkuar  armatim, duke  i kryer veprat  e përshkruara më lart, dhe  përveç këtyre, duke  e vënë  veten  në  dispozicion të   grupit terrorist për aktivitetet e tij. Aktivitetet janë zhvilluar në një  vend të  paidentifikuar në Kosovë duke filluar, më së voni, nga prill 2012 deri më 6 tetor 2012, dhe..”3

Ndërsa siç shihet në këtë  rast  vërtetohen  akuzat për këto vepra  penale, edhe pse  siç do paraqitet  më pas,  kinse është hequr kryerja e veprës penale( kryerja e aktit terrorist), dmth në paragrafin 43, të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, PML-241/15, citoi:” Gjykata e Apelit ka hequr disa veprime të caktuara nga sjellja kriminale që i atribuoheshin të  akuzuarve në vijim: … -Skender Jashari-Pjesëmarrja në sulm më 07 tetor 2012 rreth orës 21:35;”4 ndërsa dënimi për këtë  pikë,  realisht  vetëm  është  zbutur!

Ku  citoj:

” •  Për veprën  penale të  përshkruar në pikën  një: Kryerja e terrorizmit, sipas nenit 136(1) lidhur me nenin 135(1.10) të KPRK-së me  5( pesë) vjet  burgim;

  • Për veprën  penale të  përshkruar në pikën  dy:  pjesëmarrja në  grup terrorit në  kundërshtim me nenin 113(3) të KPK-së, me 4( katër) vjet  burgim;…”5

Ndërsa Gjykata  Supreme  e Kosovës, në  Lëndën  PML-241/15, të  19 prill 2016, theksohet, citoj:

“ AKTGJYKIM

Kërkesat për  mbrojtje të ligjshmërisë të  paraqitura nga avokati mbrojtës në  emër të të pandehurit Muhammed Aliu, Skender Selmani dhe Gazmend Lakna, si dhe  nga i akuzuari Skender Jashari pranohen pjesërisht, dhe aktgjykimet  e dy gjykatave, të Gjykatës Themelore të Gjilanit PKR. nr. 53/13 dhe të Gjykatës së Apelit PAKR.nr. 145/2014 anulohen në  pjesën  që i referohet të të  akuzuarit Muhamed Aliu, Skender Selmani, Gazmend Lakna dhe Skender Jashari, si dhe  lënda kthehet  për rigjykim në Gjykatën  Themelore të Gjilanit.

Aktgjykimet e dy gjykatave, të Gjykatës Themelore të Gjilanit PKR. nr. 53/13 dhe të Gjykatës së Apelit PAKR.nr. 145/2014 anulohen  në  pjesën  që i referohet të  akuzuarit Valon Jasharit, Gazmend Xhemshirit, Qendrim Rexhaj, Enver Musolli dhe Abdullah Zogaj pasi ekzistojnë  arsye për të  vendosur në  favor të tyre.(…)6

Ndërsa më 13 tetor 2016, Prokurori i fraksionit të EULEX-it( Tomas Meskauskas)  pasardhësi i  Maurizio Salustros,  vazhdon  po të  njejtat akuza, por  paksa të rimodeluara!

Citoj:“

KRYERJE E VEPRAVE TERRORISTE

Skender Jashari, gjatë periudhës duke  filluar prej së paku 29 prill 2012 deri në  arrestimin e tij, më 16 tetor 2012, në  bashkëkryerje me Valon Jashari dhe Gazmend Xhemshiri( deri më 1korrik 2012), Muhamed Aliu dhe Qendrim Rexhaj( deri më 4 tetor 2012), gjithashtu me  Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Enver Musolli dhe Skender Selmani, duke  pasur për qëllim të  detyrimit të padrejtë

Qeverinë e Republikës së Serbisë që të pushojë veprimet policore në  rajonin e  Bujanovcit;

Pjestarët  e Policisë Serbe të kombësisë Shqiptare të lënë  vendin  e tyre të  punës;

Komunitetin ndërkombëtar të  vendosë  forcat  paqeruajtëse në  rajon,

Kryen  vepra terroriste duke

  1. Shkaktuar rrezik të përgjithshëm më 7 tetor 2012 rreth orës 21:30-21:40, ku ishin në territorin e Republikës së Kosovës, komuna e Gjilanit, afër linjës së kufirit administrative në mes Kosovës dhe Serbisë, qëllimisht, së bashku me  bashkë-kryesin  Enver Musolli gjuajtën jo më pak se 157 fishekë nga  tri armët e poseduara në  mënyrë të paligjshme  nga   bashkë të  pandehurit të kalibrit  7.62mm në  stacionin  e Policisë Kufiare Serbe, që  gjendet rreth 300-400 meyra larg nga linja e kufirit administrativ, afër  fshatit Dobrosin( Serbi), duke  shkaktuar rrezik të madh atyre që ishin në  detyrë në  vendin  e krimit në  momentin e  sulmit, jetën e  policit serb Branislav Markovic dhe  jetët  e  zyrtarëve të tjerë, dhe

B.Posedim  dhe përdorim të paautorizuar i një sasie të madhe( më shumë se  katër) të armëve me së paku datën 29 prill 2012 deri në  arrestimin e tij  më 16 tetor 2012, kur në  pjesë të  ndryshme të Republikës së Kosovës, në  bashkëkryerje me Valon  Jasharin dhe  Gazmend Xhemshirin( deri më 1 tetor 2012), Muhamed Aliu dhe Qendrim Rexhajk( deri më 4 tetor 2012), gjithashtu me  Gazmend  Laknën, Abdullah Zogaj, Enver Musolli dhe Skender Selmani, i pandehuri Skender jashari

  – Në mënyrë të  paligjshme poseduan  së paku një  armë të llojit “TT” të  kalibrit 7.62mm ( deri më 1 korrik 2012), dy armë  automatike AK 47 të  kalibrave 7.62*39mm, një  mitraloz të lehtë të  kalibrit 7.62*54mm, dy pushkë snajper të  kalibrit 12.7mm dhe një raketahedhës.

  -Në mënyrë të  paligjshme përdorën me Enver Musolli dy armë të  kalibrit 7.62mm gjatë  sulmit  në  stacionin  e Policisë Kufitare Serbë afër fshatit  Dobrosin më 7 tetor 2012.

I pandehuri Skender Jashari ka kryer veprën  Kryerja e veprave terroriste në kundërshtim me Nenin 135, paragrafi 1.7 dhe 1.10, Neni 136 paragrafi 1 dhe  Neni 31 të Kodit Penal të Kosovës( KPK).

PJESËMARRJA NË NJË  GRUP TERRORIST

Skender Jashari, gjatë  periudhës duke filluar prej së paku 29 prill 2012 deri në  arrestimin e  tij më 16 tetor 2012, në  bashkëkryerje  me  Valon Jasharin dhe Gazmend Xhemshiri( deri më 1 korrik 2012), Muhamed Aliu and Qendrim Rexhaj( deri më 4 tetor 2012) si dhe Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Enver Musolli dhe Skender Selmani ka marrë pjesë  aktive në  grupin  terrorist duke

marrë pjesë në trajnime ( ekspedita ushtarake) më 15 maj 2012 dhe 14-15 qershor 2012.

poseduar në  mënyrë të  paligjshme të një  sasia të madhe( më shumë se katër) armëve.

2    marr pjesë në  së paku  një sulm terrorist së  bashku me  Enver Musolli më 7 tetor 2012, të përshkruar më  lart.

marr përgjegjësinë në  mënyrë publike për  sulmin e datës 28 qershor 2012 dhe 7 tetor 2012 të kryer nga ky  grup.

I pandehuri Skender Jashari ka kryer veprën penale Organizim dhe pjesëmarrja në  një grup terrorist në  kundërshtim me  nenin 113 paragrafin 1 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës( KPPK).

SHKAKTIM I  RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Skender Jashari, më 7 tetor 2012 rreth orës 21:30-21:40, duke qenë  në  territorin e Republikës së Kosovës, komuna e Gjilanit, afër linjës së kufirit administrative në mes  Kosovës dhe Serbisë, qëllimisht, duke pasur për  qëllim të  detyrimit të padrjetë

Qeverinë e Republikës së Serbisë që të pushojë veprimet policore në  rajonin e  Bujanovcit;

Pjestarët  e Policisë Serbe të kombësisë Shqiptare të lënë  vendin  e tyre të  punës;

Komunitetin ndërkombëtar të  vendosë  forcat  paqeruajtëse në  rajon,

Së bashku me  bashkë-kryesin Enver Musolli gjuajtën jo më  pak se 63 fishekë nga tri armët   të kalibrit 7.62mm të poseduara në  mënyrë të paligjshme  nga  bashkë të pandehurit, në  stacionin e  Policisë Kufitare Serbe, që gjendet 300-400 meyra larg nga linja e kufirit administrativ, afër  fshatit Dobrosin( Serbi), duke  shkaktuar rrezik të madh për jetën e policëve që ishin në  detyrë në  vendin e  ngjarjes në  momentin e  sulmit.

I pandehuri Skender Jashari ka kryer veprën  Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në kundërshtim me  Nenin 291 paragrafi 1 dhe  neni 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës(KPPK).”7

 (Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.)

1 Aktakuza PPS. Nr.56/12, GJPP 25/10,  të Gjykatës Themelore në Gjilan Nr. 1773, Faqe 3.

2 Shih  Aktgjykimin  e Gjykatës Themelore në Gjilan, Lënda PKR.Nr. 53/13, të  16 tetor 2013, faqe 5;

3 Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, Prishtinë, Lënda: PAKR 145/2014, faqe 5,

4 Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, Lënda PML. 241/15, faqe 22,  paragrafi 43,

5 Po aty, faqe 5 dhe 6.

6 Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës,  Lënda PML-241/15, faqe 4.

7 Aktakuza, PPS.Nr.56/12, e  datës 13 tetor 2016, në  faqet 5 dhe 5.

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …