Skënder Jashari: Terroristët vehabistë, luftarë të paligjshëm të luftrave të huaja

Skënder Jashari: Terroristët vehabistë, luftarë të paligjshëm të luftrave të huaja

Është  fatmirësia  në  fatkeqësinë time, që  gjatë  qëndrimit të padrejtë  në  burgjet  e Kosovës, si në QKD, QPL dhe QPGj, të mirë informohem për shumë dukuri. Duke qenë i përkushtuar thellësisht  edhe para se  të  burgosesha  nga Eulex-i,  si pjesë të  Grupit Lëvizja e Lirisë (  Grupi i Dobrosinit i njohur nga mediet), në studimin  e  dukurive të  terrorizmit  “vehabist islamik” siç e  quajnë  Serbia dhe vetë vehabistët).  Asnjë shqipëtar i besimit islam dhe asnjë  besimtar i sinqertë  i sektit Vehabi, s’duhet të preket, a të ndjehet i  cënuar në  integritetin e tij fetar. Nëpër burgje  isha nga  16.10.2012, deri më  31.05.2016, që  përfshinë tërë periudhën  e dukurisë që  shpërtheu nga viti 2013, e që  u zvogëlu në maksimum  në mes vitin 2015, kështu që pata  mundësinë në imtësi ta  studioja  dukurinë e tillë, e nga ajo të  bëja një  punim të detajuar të kësaj dukurie.

Fillimisht, një pjesë e mirë e institucioneve tona, si Policia e Kosovës,  Prokuroria  kanë qenë plotësisht në dijeni të  veprimtarive të tilla kriminale. Agjensia Kosovare e Inteligjencës po ashtu, kam siguri të them  që ka poseduar informata.  Janë  disa raste të sulmeve terroriste kundër “qafirëve”, që  kanë  ndodhur  para vitit 2013, në Kosovë. Me “qafirë” kupto shqipëtarët të  cilët kanë emra a mbiemra islam, por që janë realisht të krishterë ( të njohur si laraman, kriptokatolikë etj), sepse me a pa vetëdije ( e tyre) po këta shqipëtarë kanë implikime  në politikën ndërkombëtare ( duke rrëzuar mitin e Serbisë që  Shqipëtarët janë  terrorist islamikë), e nuk cilësohen si  “qafirë” ata të feve tjera!  Kjo tregon lidhjen e shërbimeve sekrete të  Serbisë në lidhje me këto akte terroriste vehabiste! Të gjitha  këto institucione, e veçmas dy të parat, kanë patur urdhër politik,  që  mos të  luftohet  dukuria e tillë në fillet  e saj, që “bota mos të na identifikojë  si vend që  mund të  rrezikohet  nga  terrorizmi islamik (vehabist- shtim i imi)”.  Derisa dukuria nuk u luftua në fillim, kjo tregon se sa energji, angazhim, financim do të kërkohet më tepër  tani për t’u ballafaquar me të, se sa ishte  dashur në  fillim. Institucionet tona dhe ato të EULEX-it ( përfshi këtu edhe UNMIK-un),  mbajnë  përgjegjësinë për këtë  lejim të zhvillimit të  ekstremizmit vehabist.

Arrestimet  e terroristëve vehabistë,   gjatë viteve 2013 deri 2015, është  me shumë  mangësi, i vonuar dhe jo aq profesional.  Që  polcia gjatë bastisjes në së paku dy raste nuk ka konfiskuar provat fajësuese,   e ca raste më të shumta, lekët  e fituar si ekstremist a terrorist vehabist  në Siri a Irak. Po ashtu nuk ua ka konfiskuar  ngaqë ka patur lidhje me të dyshuarin. Policët  e caktuar, e ca prokurorë  kanë  shprehur qartazi mbrojtje ndaj  këtyre  terroristëve vehabi.  Mbi 95% e këtyre të arrestuarve, kanë  thënë diç tjetër  para hetuesisë dhe krejt ndryshe  flasin  brenda  Institucioneve Korrektuese. Po ashtu të  gjithë të paraburgosur për terrorizëm vehabist,  që janë  mbajtur në QKD, QPL dhe QPGJ janë  paguar,  nga organizata a shoqata  “humanitare” dhe  njerëz të caktuar, nga organizatat  terroriste  në Siri, e në Irak. Madje këta të paraburgosur dhe të  burgosur, si edhe  ata të burgosur para 2012 ( terroristë vehabistë, edhe pse për të  tillë  vepër jo të dënuar të gjithë, por për vepra të tjera kriminale), asnjëherë nuk u lanë pa lekë në xhirollogari të tyre, për t’i shpenzuar për  kantinë, e që  këto mjete deponoheshin nga “shokë” drejtëpërdrejt në  Banka të Kosovës, apo edhe  këta “shokë” duke ua dorëzuar familjarëve të këtyre të burgosurve.

Institucionet  e sigurisë së Kosovës asnjëherë nuk  hetuan  rastet e tilla! Terrorist vehabist, që të kenë  luftuar për ide fetare, e që mos të jenë  paguar  bindshëm them  S’KA!, por se  nuk e  thonë të  vërtetën publikisht ( ndryshe  flasin në privatësi).

Asnjëri nga këta terrorist vehabist ( në QPL, QPGJ dhe QKD), nuk ka qenë pjesë  e ndonjë  Lufte Çlirimtare Shqiptare, shumica e tyre nuk janë  me ide moderne, por  qëndrojnë në ide mesjetare ( që identifikohen me fe dhe jo me komb),  kanë mendim shumë pozitiv për Serbinë ( hapur e lavdërojnë që  Serbia nuk ua  cënon  shokëve të tyre fenë), e që po ashtu shumica e tyre kanë lidhje të ndryshme me  shqipëfolës sidomos nga Lugina e Preshevës, boshnjakë a myslimanë serbë ( agjentë të shërbimeve sekrete të Serbisë), e që kanë  bërë  vizita në  Serbi, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni etj. Shumica kanë kushte të rënda ekonomike, nuk kanë patur vende pune ( ata që kanë  patur kanë qenë më shumë si rekrutues, ndihmues a lehtësues- logjistikë e grupeve terroriste), e të pakët kanë  kushte më të mira, por priren për  superfitime, krim të organizuar( në larje të parave të pista ). Gjendja shëndetësore e tyre mund të thuhet deri 70 % të tyre kanë  sëmundje trupore ( apo ndonjë problem të kësaj natyre), ndërsa aspekti psikologjik duket edhe më i rënduar.  Këta të gjithë vijnë nga  zona-regjione të caktuara, kryesisht kah kanë  vepruar organizata a “imam” vehabi, e jo hoxhallarë  shqipëtarë.  Të gjithë këta përmendin emra  “imamësh” vehabi jo para institucioneve të drejtësisë, por në biseda në institucione korrektuese mes vete dhe me të tjerë të burgosur a paraburgosur. Disa flasin edhe  për  poligone stërvitore për terrorist në  Bosnje, Serbi, Maqedoni dhe  në Kosovë po ashtu, disa i referohen edhe si eskursione, të cilat i kanë  bërë!  Shumica e tyre janë  të gatshëm  për përsëritje të  veprës penale, sidomos kundër  qytetarëve të Kosovës, sidomos  me  akte terroriste distancionale ( minime), për  t’iu shmangur kapjes nga  policia ( janë  profesionalizuar!). Interesohen një pjesë e tyre për t’u profesionalizuar në përdorim mjeteve  eksplozive artizanale, edhe gjatë  qëndrimit të  institucionet korrektuese. Prokuroria dhe hetuesit, i kërkojnë  pranim  fajësie, duke u premtuar edhe dënime  minimale, ashtu që ca prej tyre “pendohen” për ta mashtruar gjykatën, e që  realisht po të shikohet  dënimi i tyre është  absurd, pos një  “imami” që  dënohet me 10 vite. Nuk u arrestuan më përpara( shumica e tyre ishin pjesë   të Grupeve Xhihadiste në Kosovë!)- ishte  urdhëri politik, arrestimi u bë me urdhër politik( duke  bë më shumë spektakël  politik duke u paraqitur kinse luftohet kjo dukuri,  e duke sakatuar drejtësinë duke  mos  mbledhur prova të duhura !) si dhe u dënuan nga gjykata me dënime politike( sepse asnjë rast dënime më minimaliste s’mund të arsyetohen-duke u pajtu me kriminelin që edhe ai ta pranojë një dënim  qesharak!). Sistemi i drejtësisë prodhoi terrorist profesionist vehabist.

Ata nuk kryen akte të rënda terroriste në Trojet tona, vetëm  për  faktin që  Kosova ka 2 milion banorë,  të gjithë e dijmë se ende vlen kanuni i Lekë Dukagjinit, e që i sjellin pastaj problem  familjes së tyre me gjakmarrje, sesa për  institucionet  shtetërore të drejtësisë nuk  shqetësohen ( asnjë nuk e shpreh një  shqetësim të tillë!). Po të  analizohen  rastet terroriste kundër “qafirëve”, shihet  në çdo rast si pjesë e  grupit operativ terrorist ishte së paku  një i njohur ( person që e njeh, fqi a edhe  familjarë i largët, krushqi etj) i viktimës.  Aktet terroriste të drejtuara kundër “qafirëve” siç ndodhën e do ndodhin, por se mbetet detyrë dhe përgjegjësi që  institucionet  gjegjëse t’i parandalojnë, e që me siguri them që shumicën  e këtyre rasteve para 2013, ka patur mundësi të parandalohen, apo së paku  aktkryesit të arrestohen, e që  asnjëra nuk është  bërë!

Autori i shkrimit, Skender Jashari,  është nga fshati Rahovicë, komuna  e Preshevës, jeton në Kosovë, sepse   e ka të  ndaluar të kthehet në  vendlindje nga  autoritetet e Serbisë, për  luftra kundër saj. Ka  mbaruar Fakultetin  Juridik dhe është në mbrojtje të temës së Master, drejtimi  juridiko-penal në Universitetin e Prishtinës, po ashtu ka kryer   studime joformale  ushtarake. Më 2012 është arrestuar nga EULEX-i me porosi  politike të Serbisë, si pjesë  e grupit të Lëvizjes së Lirisë ( në medie i njohur si Grupi i Dobrosinit), e që  mbajtur në  QPL, QPGJ dhe QKD deri më 31.05.2016.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …