Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi ka deklaruar se shteti nuk po komunikon me bizneset dhe po bën ligje pa konsultime me ata, ndërsa, shton se shteti nuk ka krijuar strategji të zhvillimit ekonomik të Kosovës por flet me shifra kot. Krasniqi duke folur për ligjin për paga, tha se nuk po kundërshtojnë ligjin, pasi Kosova duhet të ketë ligj për paga, por janë duke kundërshtuar mënyrën se si po kërkohet rritja e pagave deri në atë masë sa që krijohet disproporcion me sektorin privat, gjë që nuk ndodhë askund në botë. “Nuk ka pas arsye as të rriten pagat sepse gjithë këto pare, ne mendojmë se do të duhej të shkonin në rritjen e punësimit dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pasi bëhet fjalë për paga të rreth 80-85 mijë qytetarëve dhe jo të 1.2 milionë qytetarëve me moshë pune. Ne jemi sikur të ishim Afrika e Evropës sepse 70 përqind e rinisë janë të papunë”. Ai shtoi se Kosova është tmerrësisht keq në çështjen e importit dhe eksportit, pasi edhe përkundër investimeve dhe subvencioneve, importi është rrit mbi 90 përqind që nuk e ka as një vend i Evropës por as i Ballkanit.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …