Skënder Krasniqi: Rritje ekonomike që e kemi në vendin tonë është më e vogël se një rritje prej 0.1 përqind

Skënder Krasniqi: Rritje ekonomike që e kemi në vendin tonë është më e vogël se një rritje prej 0.1 përqind

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi ishte i ftuar në një emision  në RTK, ku foli për gjendjen ekonomike në Kosovë. Ai e përshkroi vitin 2019 si vit jo të mirë për ekonominë e Kosovës. Për rritjen ekonomike prej 4.2 për qind ai tha se kjo shifër nuk e paraqet gjendjen reale në Kosovë. “Fatkeqësisht kjo rritje ekonomike duke marrë parasysh gjendjen ekonomike që e kemi në vendin tonë është më e vogël se një rritje prej 0.1 përqind të një shteti tjetër, sepse gjendja jonë gjatë këtyre viteve jo që nuk është përmirësuar por vetëm është përkeqësuar dhe ky vit sikur vitet tjera është vazhdim jo i zhvillimit dhe suksesit, por i dështimit të qeverive tona për ta arritur një mirëqenie më të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi. Ai tha që zhvillimet politike në vitin 2019 në Kosovë, ndikuan negativisht në ekonominë e vendit dhe po ashtu theksoi se marrëveshjet e nënshkruara nga pala kosovare, ajo e MSA-së dhe e CEFTA-s kanë ndikuar vetëm negativisht në ekonominë e vendit. Më tej ai potencoi që këto marrëveshje duhet të nënshkruhen, por para se të bëhet një gjë e tillë duhet të studiohen detajisht dhe të nënshkruhen gjithmonë në bashkëpunim me bizneset në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …