leoni

Avokati, Skënder Musa: Ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm

Skënder Musa: Edi Rama është duke bërë një punë të shkëlqyeshme në favor të vërtetimit të pafajësisë së krerëve të UÇK-së

Avokati, Skënder Musa, ka kritikuar heshtjen e institucioneve të Kosovës karshi Speciales dhe ka lavdëruar angazhimin e shtetit shqiptar dhe kryeministrit,  Edi Rama për mbrojtje të UÇK-së. Heshtja e institucioneve të Kosovës është e pakuptimtë për shkak se ky proces gjyqësor është tepër i rëndësishëm për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj pasi i akuzuar është personaliteti që e ka udhëhequr Shtabin e Përgjithshëm dhe e ka shpallur pavarësinë e Kosovës. Thjesht, janë në pyetje aktorët kryesorë të luftës, të cilët janë të akuzuar dhe është totalisht e paarsyeshme heshtja e institucioneve të Kosovës karshi këtij procesi të padrejtë gjyqësor që është duke u zhvilluar kundër luftëtarëve të UÇK-së. Kryeministri,  Edi Rama,  është duke bërë një punë të shkëlqyeshme në favor të vërtetimit të pafajësisë së krerëve të UÇK-së. Ai është duke luftuar me mjete politike që të dalë e vërteta në shesh. Në fakt, krerëve të UÇK-së nuk ka nevojë t’u ndihmojë askush. Ata kanë nevojë që vetëm Gjykata Speciale të jetë e drejtë dhe këtë janë duke e bërë shumë mirë Edi Rama, Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca e Shqipërisë”, ka thënë Musa.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …