Avokati, Skënder Musa: Ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm

Skënder Musa: Nuk ka pasur asnjë kanosje ndaj dëshmitarëve dhe asnjë rrezikim të jetës apo familjarëve të tyre

Avokati, Skënder Musa,  duke folur lidhur me procesin gjyqësor që po mbahet në Hagë kundër krerëve të UÇK-së, ka deklaruar  se nuk ka pasur asnjë kanosje ndaj dëshmitarëve dhe asnjë rrezikim të jetës apo shëndetit të tyre, apo familjarëve të tyre. Kjo ka qenë edhe e ditur sepse në Kosovë realisht nuk ndodh asnjë kanosje ndaj dëshmitarëve edhe në procedura të tjera që zhvillohen brenda Kosovës. Në këtë drejtim mbrojtja ka të drejtë që kërkon vazhdimisht të ndërpritet masa e paraburgimit pasi institucionet e Kosovës janë në gjendje që të zbatojnë çdo vendim që e merr gjykata”. Avokati,  saktësoi se në aspektin ligjor mendon se janë plotësuar kushtet që t’u ndërpritet masa e mbajtjes së mëtejme në burg Ka qenë një proces i zvarritur dhe i stërngarkuar me dëshmitarë. Ajo që më ka lënë përshtypje negative në proces gjyqësor ka qenë një numër i madh i seancave që janë mbajtur me dyer të mbyllura për publikun. Nuk janë arsyetuar mjaftueshëm që ato seanca ka pasur nevojë të mbahen me dyer të mbyllura, pasi që nuk ka qenë askush i interesuar as në Kosovë e as jashtë Kosovës që të dihen emrat e dëshmitarëve që kanë qenë të mbrojtur”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …